ForumPortalGrupet e AnëtarëvePytësoriGalleryCalendarLista AnëtarëveKërkoRegjistrohuidentifikimi

Telefon "tre në një"

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë
Autori Mesazh
KaniBB

avatar


Age : 29 Registration date : 21/11/2008 Numri i postimeve : 18 Location : Muzika, Interent , Forums

MesazhTitulli: Telefon "tre në një" Wed Dec 10, 2008 10:19 pm



Telefon "tre në një"

Pak kohë më parë në konferencën 3GSM në Azi është paraqitur telefoni i mençur (smartphone) me dizajn të pazakontë dhe nën emrin iCEphone.
Prodhuesi i këtij telefoni, kompania TheMedicalPhone, ka vendosur për një telefon me rrëshqitës. Dallimi në krahasim me telefonat tjerë rrëshqitës është se iCEphone hapet në tri pjesë.

Kjo u mundëson përdoruesve të zgjedhin në mes të tastierës QWERTY, asaj “keypad” për ata që luajnë me lojëra si dhe ekran të ndjeshëm në prekje prej 3 inçësh.

Është interesant që telefoni ka marrë emrin sipas tastit të sigurisë, me shtypjen e të cilit dërgoni lokacionin tuaj GPS dhe informata tjera të rëndësishme për të gjitha shërbimet në rrethinë.



Në shtëpizë janë vendosur disa shtojca interesante, si kamera prej 3.1 megapikselash, opsionet Bluetooth, qasja për kartelat microSD...

Telefoni funksionon me sistemin operativ Windows Mobile 6.0, derisa përmban audio dhe player, shfletues të internetit e tjera.

Pritet që çmimi i iCEphone do të jetë rreth 1.000 dollarë amerikanë. Pritet që pajisja të del në treg kah gjysma e vitit të ardhshëm.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.AlbaShqip.com

Telefon "tre në një"

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit: Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: ஜ Lajmerime/Informacione ஜ :: News/Lajme -
Create a forum on Forumotion | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Sosblogs.com